|
Fondacioni i Kosovės pėr Shoqėri tė Hapur |
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur është një organizatë lokale dhe joqeveritare e cila bën pjesë në rrjetin ndërkombëtar të fondacioneve të finansuara nga filantropi George Soros. Në dhjetor të 1999-ës, KFOS-i u regjistrua ligjërisht si një OJQ pranë UNMIK-ut. Rjeti i fondacioneve të Soros-it ka qënë i pranishëm në Kosovë që nga viti 1993. Kjo zyrë ka qënë aktive në fushat e arsimit dhe rinisë, të drejtave të njeriut, shoqërisë civile, mediave, programeve të gruas, si dhe në fusha të tjera. Me vendimin e zotit Soros në Qershor të 1999-ës, zyra e Prishtinës u shndërrua në një fondacion të pavarur, të mbikqyrur nga një Bord kosovar, dhe me personelin e përforcuar. |
|