RAE Realities: Ditėt e kulturės sė komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas
Realitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptiane:
Program kulturor


Kultura ofron një terren neutral dhe të relaksuar për diskutim, dhe me këtë kontribuon në tejkalimin e dallimeve të cilat në rrethana tjera do të ishin të vështira për tu adresuar. Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur – KFOS dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë – SCO e iniciuan këtë projekt me synim që të promovojnë vlerat kulturore të komuniteteve RAE, të avokojnë për përfshirje më të mirë sociale të komuniteteve RAE dhe ta sensibilizojnë qeverinë dhe institucionet relevante publike, bashkësinë ndërkombëtare dhe atë vendore mbi gjendjen e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në Kosovë.

Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë shpresojnë që kjo iniciativë do të bëhet ngjarje e rregullt vjetore që do të shënojë progresin e përfshirjes së komuniteteve RAE në shoqëritë ku jetojnë dhe e cila do ti sjell së bashku të gjitha komunitetet RAE nga rajoni që ato ta festojnë kulturën, vlerat, traditat dhe artet e tyre.

Galeria Kombëtare e Arteve në Prishtinë
7 – 20 Nëntor 2007 në ora 18:00

Ekspozita e fotografive: Realitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptiane: Rruga përpara

Si i shohim ne komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptiane?

Kjo është njëra prej pyetjeve që adresohet nga ekspozita udhëtuese e fotografive, e cila dokumenton sfidat e këtyre komuniteteve në Evropën Juglindore dhe promovon synimet e Dekadës për Përfshirjen e Romëve 2005-2015.

Realitetet RAE tregon rezultatet e kërkimeve që fotografi zviceran Yves Leresche i bëri në mesin e komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptiane në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Rumani dhe Serbi.

Porosia kryesore e ekspozitës është që gjendja e komuniteteve RAE nuk varet nga ndonjë predispozitë etnike, por më parë nga mundësitë dhe pengesat me të cilat ballafaqohen këto komunitete.

Prizren, 9 Nëntor 2007 në ora 11:00

Hapja e radio stacionit të parë në gjuhën Rome “Radio Romano Avazo”

Një ngjarje e rëndësishme në këtë program kulturor është hapja e radio stacionit të parë nga dhe për komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. Ky radio stacion do të mundësojë ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, gjuhës, muzikës dhe zakoneve të komuniteteve RAE. Për më tepër, radio stacioni do të luaj rol kyç për informimin objektiv dhe të saktë të komuniteteve mbi zhvillimet e rëndësishme politike dhe shoqërore. Radio stacioni do të ofrojë një mjedis për debatimin e brengave të ndryshme dhe çështjeve të rëndësishme të këtyre komuniteteve dhe do të veprojë si katalizator i promovimit të ndryshimeve dhe përmirësimit.

Grand Hotel Prishtinë, 12 Nëntor 2007 në ora 10:30

Tryezë e rrumbullakët “Mundësitë e punësimit për komunitetet RAE në Kosovë”

Papunësia është njëra nga sfidat kryesore të shoqërisë kosovare dhe kjo vlen për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Megjithatë, studimet e bëra tregojnë që më tepër se një e treta e komuniteteve RAE jetojnë në kushte të varfërisë së skajshme me më pak se një dollarë në ditë.  
Institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, donatorët dhe agjencitë janë të vetëdijshme për problemet e këtyre komuniteteve dhe kanë shfaqur interesim që të punojnë në përmirësimin e kësaj situate. Synimi i kësaj tryeze të rrumbullakët është të analizojë punësimin dhe fuqizimin ekonomik të komuniteteve RAE dhe planet e institucioneve relevante në Kosovë si dhe ato të iniciativës rajonale për Dekadën e Përfshirjes së Romëve 2005-2015.

Hani i 2 Robertëve, 13 Nëntor 2007 në ora 18:00

Interpretimet artistike të Romëve, Ashkalijve dhe Egjiptianëve

Trashëgimia kulturore e komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptian është shumë pak e njohur për komunitetet e tjera në Kosovë. Programi artistik që shfaqet në kafe-galerinë “Hani i 2 Robertëve” në Prishtinë mëton të shfaq dhe promovojë trashëgiminë kulturore të Romëve, Ashkalijve dhe Egjiptianëve që jetojnë në Kosovë. Mysafirët do të kenë rastin të njihen me poezinë, letërsinë dhe muzikën e komuniteteve RAE të interpretuar nga artistët më të njohur të këtyre komuniteteve. Aktori i famshëm kosovar Enver Petrovci do ta recitojë një poezi të autorit Kujtim Pacaku në gjuhën rome.

Hani i 2 Robertëve, 19 - 26 Nëntor 2007 në ora 18:00

Ekspozitë e fotografive të fëmijëve RAE që jetojnë në kampe
Problemet dhe vështirësitë e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptiane që jetojnë nëpër kampe kanë dridhur komunitetin vendor dhe atë ndërkombëtar. Jeta në këto kushte jonjerëzore është posaçërisht e vështirë për fëmijët. Këto fotografi të fëmijëve në kampe tregojnë se si fëmijët me pafajësinë e tyre i tejkalojnë vështirësitë dhe mjerimin për ta gjetur gëzimin dhe buzëqeshjen.

Kinemaja ABC në Prishtinë, 20 Nëntor në ora 18:00
 
Filma dokumentar për komunitetet RAE


Komunitetet RAE në Kosovë, një film dokumentar i Shota Bukoshit, flet për gjendjen e komuniteteve RAE në Kosovë dhe për jetën e tyre të përditshme. Filmi mëton të përgjigjet në pyetjen se cilat janë problemet, nevojat dhe sfidat e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve në Kosovë. Filmi është në punuar në 3V Studio në Prishtinë.

Udhërrëfyes i shkurtë drejt integrimit është filmi i shkurtër dokumentar i Mahir Demirit, i cili flet për aktivitetet e RKEC Darhia si njëri nga instrumentet e suksesshme për integrimin më te lehtë të të rinjve të margjinalizuar Romë në shoqërinë e gjerë. Me anë të tregimit të Bedrijes dhe Dejvidit përcillet zhvillimi i orkestrës dhe zhvillimi i tyre personal, si dhe ndikimi i tyre në mjedisin ku ata jetojnë dhe mësojnë.

RAE Realities: Days of RAE Communities Culture

Roma, Ashkali and Egyptians Realities:
Cultural program

Culture usually gives a neutral and relaxed ground for discussion, and as such contributes the most in overcoming differences which in other way would be hard to address. Kosovo Foundation for Open Society-KFOS and Swiss Cooperation Office in Kosovo-SCO initiated this project aiming to promote RAE communities cultural values, advocate for better social inclusion of RAE communities and sensitize the government and relevant public institutions, international and local community on the situation of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo.
Both, Kosovo Foundation for Open Society and Swiss Cooperation Office in Kosovo hope that this initiative will become a regular annual event that will mark progress of inclusion of RAE communities within the societies they live in and that brings together all RAE communities from the region to celebrate their cultures, values, traditions and arts.

National Arts Gallery in Pristina

7th -20th November 2007 at 18:00

Photo exhibition: Roma, Ashkali and Egyptians Realities: The way ahead

How do we perceive Roma, Ashkali and Egyptians?

This is one of the questions raised by this traveling photo exhibition, which documents the challenges of these communities in Southeastern Europe and promotes the goals of the Decade of Roma Inclusion 2005-2015.     
RAE Realities exhibits the results of Swiss photographer Yves Leresche’s research among the Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo, Albania, Bulgaria, Macedonia, Romania and Serbia.
The main message that the exhibition seeks to put across is that the situation of RAE communities does not depend on some ethnic predisposition, but rather on the opportunities and obstacles they encounter.

Prizren, 9th November 2007 at 11:00

Opening of the first Radio Station in Roma Language “Radio Romano Avazo”

An important event in this cultural programme is the launch of the first radio station from and for the Roma, Ashkali and Egyptians communities. The radio will enable the preservation and promotion of RAE cultural heritage, language, music and customs. Moreover, the radio will have a crucial role for the objective and timely information of communities on the important political and social developments. The radio will offer windows to debate different concerns and important issues for the communities and will act as an engine of promoting change and improvement.

Grand Hotel Pristina, 12th November 2007 at 10:30

Round table discussion “Employment opportunities of RAE communities in Kosovo”

Unemployment is one of the main challenges for Kosovo’s society and this stands for all ethnic communities. However, studies made show that more than one third of Roma, Ashkali and Egyptians communities live in extreme poverty with less than a dollar a day.
National and international institutions, donors and agencies recognize the plight of these communities and have shown interest to improve the situation.
The aim of this round table discussion is to have an overview on RAE employment and economic empowerment and envisaged plans of relevant institutions in Kosovo as well as from the regional initiative of the Decade of Roma Inclusion 2005-2015.

Hani i 2 Roberteve, 13th of November 2007 at 18:00

Artistic performances of Roma, Ashkali and Egyptians

Roma, Ashkali and Egyptians cultural heritage is very little known by the other communities in Kosovo. The artistic program offered in the Caffe-Gallery “Hani i 2 Roberteve” in Pristina aims to show and promote the cultural heritage of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo. The visitors will have the chance to get acquainted with RAE poetry, literature and music performed by RAE most known artists.       
The renowned Kosovar actor Enver Petrovci will recite a poem of the author Kujtim Pacaku in Roma language.

Hani i 2 Roberteve, 19th to 26th of November 2007 at 18:00

Photo exhibition of RAE children in camps

The plight of Roma, Ashkali and Egyptians communities living in the camps has shaken the local and international community. Life in these inhumane conditions is particularly difficult for children. These pictures taken of children in the camps, show how children with their innocence go beyond the plight and misery, and are able to find joy and smile.

ABC Cinema in Pristina, 20th November at 18:00
 
Documentary films on RAE communities

RAE in Kosovo, documentary film of the author Shota Bukoshi, speaks of the situation of RAE in Kosovo and their daily life. The film tries to answer the question of what are the problems, needs and challenges that members of these communities face in Kosovo. The film is produced by 3V Studio in Pristina.

Short guide though integration is a short documentary made by Mahir Demir from Macedonia, which speaks about adhibition of  cultural activities of RKEC Darhia as an successful instrument for better integration of marginalized Romani youth in society.
< Prev   Next >

 

 

 

 


Publikimi me i ri nga Forum 2015 - Nje Perralle Moderne, Kosova C 2100

Fondacioni perkrah faqen e Integrimit Europian, prane Kosova Live

KONKURS PĖR PJESĖMARRJE NĖ PROGRAMIN E NDĖRTIMIT TĖ KAPACITETEVE TĖ OJQ-ve KOSOVARE

 

 
© KFOS 2006 të gjitha të drejtat e rezervuara.